Shërbimet tona

Përse të na zgjidhni ne

Ju sigurojmë një shërbim të shpejtë dhe gjithpërfshirës duke garantuar rezultatin më të mirë të mundshëm. 

Ofrojmë përkushtim maksimal për të zgjidhur çështjet ligjore duke qenë sa më transparent me klientet.

Shërbimet tona ligjore

E Drejta Tregtare

Zyra jonë ofron konsulencë ligjore efektive dhe të orientuar drejt biznesit për kompani dhe klientë individual vendas dhe të huaj.

E Drejta E Punës

Konsulencë dhe mbrojtje ligjore për çeshtje që kanë si objekt sigurinë në punë, kontratat individuale dhe kolektive të punës si dhe marrëdhëniet e punëdhënësve me shtetin.

E Drejta Familjare

Ofrojmë asistencë ligjore në procedurat e nevojshme per zgjidhjen e martesës, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore dhe kujdestarisë.

E Drejta E Pronësisë

Ju vijmë në ndihmë në cështje që kanë të bëjnë me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në zgjidhjen e problematikave që lidhen me to.

E Drejta Penale

Suport dhe mbrojtje efektive që në momentet e para të ndjekjes penale. Përfaqësim dinjitoz në të gjitha shkallët e gjykimit dhe organeve ligjzbatuese.

E Drejta Administrative

Ofrojmë shërbime ligjore për konfliktet midis individëve, personave fizikë/juridikë dhe administrates publike.

Apelasi/Espulsi

Trajtojmë raste të ndryshme apelasi/espulsi. Ofrojmë sherbimin e verifikimit dhe aplikimit për marrje informacioni në çdo kohë.

Pronësia Intelektuale

Ofrojmë shërbim në fushat e markës tregtare, të të drejtave të autorit dhe bazës së të dhënave, emrave të domain, patentave, konkurrencës së padrejtë dhe transaksioneve të pronësisë intelektuale.

Ligji i Prokurimeve

Pranë zyrës sonë do të merrni konsulencë të specializuar ligjore lidhur me prokurimin publik, si përfaqësimi i kontraktuesve në lidhje me hartimin e propozimeve, përgatitjen e dokumentacionit të ofertave dhe të gjitha procedurave të tenderimit, mosmarrëveshjet e prokurimit, kontratat administrative, çështjet e pajtueshmërisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

 

Kompensim për dëmet

Ofrojmë asistencë te specializuar ligjore lidhur me kompensimin e dëmeve pasurore dhe jopasurore që vijnë si pasojë e aksidenteve rrugore, gabimeve mjekësore ose shpifjes. Plotësim i dokumentacionit të nevojshëm për aplikim pranë agjensive të sigurimit.

Na Kontaktoni 24/7
OSE

Rezervo Takimin Tënd Me E-Mail